Rama të hënën në Paris, takim me presidentin Macron

TIRANË, 20 qershor/ATSH/- Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë të hënën, datë 22 qershor, një vizitë zyrtare në Paris, Francë.
Rama pritet të takohet me presidentin e Francës, Emanuel Macron, njofton Pallati Elysee.
Sipas agjendës së publikuar nê faqen zyrtare të presidencës franceze, takimi mes Ramës dhe Macron do të zhvillohet në orën 13:00.
