Rama tjetër “shuplakë” gjykatësit Balliu: Ju deshën vetëm 10 minuta të jepte vendimin kundër shtetit, 9 minuta duheshin vetëm për të lexuar materialin

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim mbi vendimin e gjykatësit Hazbi Balliu, për të dhënë vendimin pro pronarëve të pallatit pa leje të konfiskuar nga shteti i cili më pas ju dha si i tillë ASHK-së.
Rama ka postuar edhe kohën në të cilën gjykatësit Balliu i është dashur të japë vendimin, ku seanca gjkyqësore ka zgjatur vetëm 10 minuta, ndërsa sipas kryeministrit vetëm për të lexuar materialet e paraqitura duhen më shumë se 9 minuta.

Postimi i Ramës:
As 10 minuta nuk i janë dashur gjykatësit Balliu që t’i dalë kundër shtetit dhe të marrë anën e paditësve që kanë bërë një pallat të tërë pa leje, i cili u konfiskua si i tillë e iu dha Agjencisë Shtetërore të Kadastrës????
Materialet që institucionet i vunë në dispozicion Balliut duan shumë më tepër se 9 minuta të lexohen, por natyrisht që gjykatësi as nuk i ka lexuar sepse i ka mjaftuar fakti që në godinën e vjetër të ASHK, e cila është bërë e pasigurtë nga tërmeti nuk ka pasur asnjë viktimë dhe kësisoj puna sipas tij mund të vazhdonte nën tavanët që binin, ndërsa pallatin pa leje shohim e bëjmë…????