E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ul koken per kutite Editorial i Tv Klan

Partia Socialiste pranoi publikisht se mund te prese Komisionin e Venecias qe te jape interpretimin e vet, nese duhen hapur apo jo kutite votimit, duke iu bindur keshtu rekomandimeve te nderkombetareve, por fatkeqesisht rreth gjashte muaj me vone. Pas nje greve urie te pashembullt duke mbajtur peng per gjithe keto muaj zgjidhjen e te ashtuquajturit ngerc politik, duke rrezikuar deri diku dhe proceset integruese te Shqiperise ne Bashkimin Europian e duke karikuar me kot elektoratin e vet me sloganin tashme te harruar, "hap kutite ose largohu". Ndonese vendimi i djeshem eshte per t'u pershendetur, lidershipi socialist e ka per detyre moralisht t'u shpjegoje se pari shqiptareve me cfare motivi e mbajti peng zgjidhjen e ketij ngerci politik per muaj dhe muaj me radhe. Edi Rama e ka per detyre t'u shpjegoje deputeteve te tij dhe militanteve se cili qe qellimi dhe rezultati i futjes se tyre ne greve urie, pse bojkotoi parlamentin per muaj e muaj me radhe. Gjithashtu Edi Rama duhet t'u kerkoje falje nderkombetareve per kete sorollatje, por sidomos kryetarit te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes, propozimit te cilit para gjashte muajsh per t'iu drejtuar Komisionit te Venecias kryetari socialist iu pergjigj jo vetem me arrogance, por madje e ofendoi dhe personalisht, duke e etiketuar ne menyre pexhorative "mysafiri turk". "As ne bashkebisedimet e hapura dhe te sinqerta me ta, as ne deklaratat e tyre zyrtare dhe ne as ne pergjigjet e mysafirit turk, nuk degjova te mohohet e drejta jone per hapjen e kutive", ka thene Rama. Partia Socialiste degjoi dje nderkombetaret, por si do te kish qene politika shqiptare, nese opozita do te kishte hedhur kete hap ligjor fill pas perfundimit te zgjedhjeve dhe shqiptaret do te kishin me shume kohe per interpretimin e Komisionit te Venecias? Sa ligje do te kishte miratuar Parlamenti nese opozita do te ishte ne parlament dhe cfare efikasiteti do te kishte kjo opozite e tille konstruktive per Shqiperine dhe shqiptaret dhe per te gjitha proceset integruese? Partia Socialiste mund t'ia lejoje amatorizmin liderit te saj politik, por Shqiperia dhe shqiptaret jo. Deklarata e djeshme e Gramoz Rucit deshmon se ka vullnete politike pozitive per zgjidhjen e ngercit, por si gjithmone duhet te presim fjalen e fundit te kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama, i cili jo ne pak raste kur eshte kthyer nga jashte Shqiperise ka rrezuar qendrimet e lidereve te tjere te selise roze.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›