E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama uron 27-vjetorin e Çlirimit të Kosovës, Rama: Gëzuar!

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e 27-vjetorit të Çlirimit të Kosovës.

Në një postim të shkurtër, Rama shkruan: “Gëzuar 27 vjetorin – Ditën e Çlirimit”.

12 qershori shënon 27-vjetorin e çlirimit të Kosovës, një nga datat më të rëndësishme në historinë moderne të vendit. Më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke i dhënë fund luftës dhe duke hapur rrugën për kthimin e qindra mijëra shqiptarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Hyrja e forcave të NATO-s erdhi pas përfundimit të fushatës 78-ditore të bombardimeve ajrore kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe në Kosovë dhe Serbi. Sulmet nisën më 24 mars 1999 dhe përfunduan më 10 qershor, me qëllim ndalimin e fushatës së spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Fundi i bombardimeve dhe Marrëveshja e Kumanovës sollën tërheqjen e forcave serbe dhe kthimin e mbi një milion shqiptarëve në vendlindje. Në 27 vitet që pasuan, Kosova është mbështetur nga misioni paqeruajtës i NATO-s, me qindra mijëra trupa ndërkombëtare që kanë kontribuar në siguri dhe stabilitet.

Kontributi i tyre konsiderohet vendimtar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›