Rama-vendoreve Dhe ju ne protesta Qamil Xhani
Ne protestat e Partise Socialiste qe pritet te nisin se shpejti nuk do te jete vetem elektorati i majte por edhe administrata e pushtetit vendor ku perfaqesohet e majta. Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama u beri apel dje drejtuesve te njesive vendore te majta qe te marrin pjese ne protesta per te kundershtuar politiken e qeverise ndaj pushtetit vendor. Ne nje takim me drejtues te bashkive dhe sipermarresve Rama ka theksuar se me protestat e reja duhet zgjohet vetedija qytetare. Te gjitha bashkite dhe komunat qe mbrojne interesat e qytetareve qe shprehin ambicien e komuniteteve per nje jete cilesisht me te mire duhet te angazhohen ne nje levizje te madhe sensibilizuese dhe nxitese te protestave ne te gjithe territorin e Republikes se Shqiperise ku ka kryetare te bashkive dhe komunave te vetedijshem per kete drame qe po kalon sipermarrja tha Edi Rama. Ne fjalen e tij para te zgjedhurve vendore te majte Rama ka sjelle nje sere argumentesh qe sipas tij jane te mjaftueshme per te nisur protestat. Kreu i PS-se njeheresh dhe kryebashkiaku i Tiranes ka theksuar se si pasoje e politikave te qeverise po vuan biznesi dhe administrata vendore. Dua te ve theksin se ne keto 5 vjet sistemi yne fiskal ka ndryshuar rreth 60 here ne teresi dhe kategoria me e goditur gjate gjithe kesaj kohe ka qene biznesi i vogel. Vihen re boshlleqe te medha ne marredheniet mes sipermarrjes dhe shtetit. Dhe goditja ndaj biznesit te vogel ka ndikuar drejtperdrejt ne pushtetin vendor konkretisht ne zbrazjen e arkes tha Rama. Ai ka theksuar se gjendja e biznesit te vogel eshte alarmante per shkak te politikave te gabuara fiskale te qeverise. Sot jemi ne kushtet kur diskutojme jo thjeshte per pasojat qe kjo politike ka sjelle ne buxhetet vendore por per pasojat qe kjo politike ka sjelle ne ekonomine familjare te gjithe atyre shqiptareve qe mbajne veten dhe familjen e tyre me biznesin e vogel u shpreh Rama. Kreu i PS-se ka shprehur dhe nje here qendrimin tij per ceshtjen e kasave dhe taksave fiskale. Ai ka thene se politika e qeverise ka bere qe ligji per taksat te ndryshohet shume here ndersa cmimin e kasave dhe qendrimin e qeverise e ka cilesuar si nje shembull konkret te menyres sesi operon mazhoranca aktuale. Historia e kasave fiskale besoj se eshte nje episod shembullor qe deshmon qasjen e qeverise ndaj kesaj kategorie dhe qe tregoi me se miri se si per perfitime te medha abuzive qeveria eshte ne gjendje te beje deme te medha drejtperdrejt mbi shqiptaret dhe shqiptaret qe ne kushtet e nje krize te rende ekonomike jetojne me sipermarrjen e tyre te vogel nuk arrije te mbarojne shpesh ne fundin e muajit madje shpesh duhet te marrin dhe borxh u shpreh Rama.