E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rama vizitë në Jordani, pritet në takim zyrtar nga mbreti Abdullah II bin Al-Hussein

Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Jordanisë. Rama është pritur në një takim zyrtar nga mbreti i Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein. 

Teksa ka ndarë disa pamje nga takimi, Rama e cilëson mbretin e Jordanisë i një mik të çmuar dhe një monark të respektuar. 

“Aman, Jordani – I nderuar nga mikpritja e veçantë e Mbretit të Jordanisë Abdullah II bin Al-Hussein, një monark i respektuar botërisht dhe një mik i çmuar posaçërisht”, shkruan Rama në postimin e tij. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›