Rama zbulon kur përfundon plotësisht Rruga e Arbrit

Kryeministri Edi Rama gjatë rubrikës ‘Sy m’sy’ zbuloi se kur do të hapet përfundimisht e gjithë Rruga e Arbrit.
Ai ka cilësuar muajin mars si muajin kur kjo rrugë të përfundojë.
Gjithashtu, Rama theksoi se gjeologjia e tunelit të Murrizit ka vonuar hapjen.
Rama: Rruga e Arbrit nuk kemi lënë gjë mangët, por të papritura si gjeologjia e tunelit të Murrizit. Jemi në kushtet po shkojmë drejt përfundimit pas një riarmatimi me një teknologji tjetër të të gjithë tunelit. Besoj shumë se më në fund në mars do ta heqim këtë sy të keq nga shpina, sepse realisht ai tunel na ka marrë shpirtin. Por, bashkë me pranverën do të dalë edhe shpirti i keq nga tuneli dhe dibranët mund të venë e vijnë me rrugën e hapur.
/vizionplus.tv