E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama zhvillon homazhe në varrin e papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë


TIRANË, 5 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda dhe djali Zaho zhvilluan sot homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan.

Kryeministri i cilësoi homazhet në bazilikën Santa Maria Maggiore, një moment të veçantë të vizitës në Selinë e Shenjtë.

Rama u shpreh se papa Françesku ishte një mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes së tij, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin shqiptar e të dërgonte mesazhet e tij të miqësisë.

Paraditen e sotme, kryeministri Rama u prit në audiencë nga papa Leone XIV.

Më pas u zhvillua takimi në sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, me kardinalin Pietro Parolin dhe imzot Paul Richard Gallagher, sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Kryeministri Rama ka nisur dje vizitën e tij zyrtare në Vatikan, me ftesë të Selisë së Shenjtë.

Kryeministri Edi Rama, homazhe në varrin e papa Françeskut në Vatikan 1 nga 10

/m.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›