E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti 21 e gjimnazisteve AIDS mund tua ngjise edhe miza

TIRANE- Njohurite qe kane gjimnazistet per semundjet infektive qe transmetohen nepermjet seksin jane shume te pakta. Keshtu shumica e tyre 79.9 perqind e dine qe AIDS eshte nje semundje seksuale sifilisin e njohin 33.5 e gjimnazisteve hepatitin B 21.8 gonorea e njohin vetem 1.3 per qind e te rinjve klamidian e njohin 10.6 per qind e tyre herpesin vetem 0.3 per qind dhe 1.5 perqind e gjimnazisteve nuk njohin asnje semundje infektikve qe transmetohet nepermjet marredhenieve seksuale.

Studimi Infeksionet seksualisht te transmetueshme njohurite dhe sjelljet tek te rinjte eshte realizuar nga Lumturi Merrkuri Marjeta Dervishi Arjan Harxhi Irida Agolli Anisa Subashi dhe Elsona Agolli. Sipas autoreve te ketij studimi vleresimi i nivelit aktual te njohurive qendrimeve dhe sjelljeve te te rinjeve te grup moshes 15- 19 vjec rreth infeksioneve seksualisht te transmetueshme do te jete ne funksion te hartimit te programeve specifike dhe te pershtatshme per kete target grup.
Studimi eshte kryer ne nivel kombetar dhe pyetsori iu eshte shperndare nje kampioni perfaqesues prej 2172 te rinjesh perfaqesues i 23.888 meshkujve e 20.007 femrave 15-9 vjec nxenes ne shkollat e mesme banore ne zonat urbane dhe rurale te Shqiperise.
PROBLEMET
Te dhenat behen edhe me dramatike kur specialistet analizojne pergjigjet e gjimnazisteve per menyrat e transmetimit te ketyre infeksioneve seksuale. Dhe boshlleqe te medha ne kete drejtim ata kane edhe sa i perket infeksionit te HIV/AIDS nje prej semundjeve per te cilen flitet me shume dhe me shpesh. Keshtu sipas ketij studimi te rinjte mendojne se ky infeksion mund te merret edhe nga miza qe ka prekur me pare nje person te infektuar me HIV apo ata mendojne se mund ta dallojne nje te semure qe nga fytyra. Me shume se frac34 e pjesemarresve njohin dy rruget kryesore te transmetimit te HIV/AIDS ate seksuale dhe te transfuzionit te gjakut nderkohe qe me pak se gjysma e njohin rrugen vertikale te transmetimit nga nena tek femijet pasq. Nga ana tjeter te dhenat tregojne per informacion te gabuar e te pasakte lidhur me metoda te vecanta transmetimi te HIV apo ecurine e semundjes. Keshtu 21.6 mendojne qe miza eshte transmetues i HIV/AIDS dhe rreth 56 mendojne se njerezit e infektuar me HIV dallohen ne fytyre - thuhet ne kete studim.

REKOMANDIME
Specialistet infeksioniste pas analizimit te te dhenave kane nxjerre edhe disa perfundime e rekomandime per te permiresuar kete situate. Sipas tyre informacioni i marre ne shkolla lidhur me IST-e eshte i pamjaftueshem si rezultat i oreve te pakta mos zhvillimit te temave te tilla ne shkolle si dhe mungeses se njohurive te nevojshme nga mesuesit e lendes. Infeksionistet mendojne se rishikimi i kurrikulave shkollore e trajnimi i personelit shendetesor e mesuesve te edukimit shendetesor eshte nje domosdoshmeri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›