E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti PD Kreshnik Spahiute ndiqet penalisht abuzoi

TIRANEuml ndash Mazhoranca kuvendore do te kerkoje ndjekjen penale te ish zevendes kryetarit te KLD Kreshnik Spahiu. Ne perfundim te hetimeve dy mujore komisioni hetimor kuvendor ne perberje te te cilit kane qene vetem deputetet e djathte ka publikuar raportin perfundimtar per veprimtarine e Spahiut. Sipas kryetarit Alibeaj Spahiu ka devijuar nga institucionin kushtetues ka shperdoruar postin ka trajtuar me negativitet ceshtjen e Censusit si dhe ka tentuar te cenoje marredheniet me shtetet fqinje.
Ne raportin prej 11 faqesh mazhoranca konstaton se ish-nenkryetari i KLD ka abuzuar me detyren me vendimmarrjet ne KLD dhe ka zvarritur ceshtje te organizmit gjyqesor. Sipas fakteve te mbledhura nga deputetet demokrate ish numri dy i KLD-se ka kryer 15 udhetime jashte shtetit me shpenzimet e institucionit pa njoftuar.

NDJEKJA PENALE
Per te gjitha keto argumenta komisioni hetimor deklaron se do te kerkoje ndjekjen penale te Spahiut dhe per kete qellim raporti krahas Kuvendit do ti kaloje edhe Prokurorise se Pergjithshme dhe Kontrollit te Larte te Shtetit per te bere te mundur kthimin e parave me te cilat sipas PD Spahiu ka abuzuar gjate kesaj kohe.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›