E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i BERZH: Shqipëria me rritje të qëndrueshme ekonomike 3,5% për vitet 2026 dhe 2027

TIRANË, 26 shkurt /ATSH/ Agjencia për Media dhe Informim bëri të ditur sot se sipas raportit të fundit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), ekonomia shqiptare ka pasur rritje me 3,7% në vitin 2025, ndërsa për periudhën 2026–2027 parashikohet një rritje prej 3,5% çdo vit.

Sipas raportit të BERZH rritja është mbështetur kryesisht nga pasuritë e paluajtshme, shërbimet e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit si dhe ndërtimi.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte arritën nivel rekord në 2025, të përqendruara në pasuri të paluajtshme dhe shërbime financiare.

Sipas raportit në fjalë, për Ballkanin Perëndimor rritja ekonomike pritet të përshpejtohet në 3,1% në 2026 dhe 3,5% në 2027.

Agjencia për Media dhe Informim theksoi se reformat për përafrimin me standardet e BE-së dhe investimet e mundshme nga Bashkimi Evropian, mbeten faktorë kyç për vijimin e këtij trendi pozitiv.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›