E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i DASH: Shqipëria mes 71 vendeve që përmbushin standardet për transparencë fiskale

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) ka renditur Shqipërinë mes 71 veneve të cilat plotësojnë kërkesat për transparencën fiskale.

Në raportin e DASH për vitin 2025-së, Shqipëria ishte mes 71 vendeve të cilat u vlerësuan se i përmbushnin kërkesat për transparencë fiskale, ndërsa 69 vende të tjera nuk arritën të “kalonin klasën”.

Në raport theksohet gjithshtu se  Shqipëria, së bashku me disa vende të tjera, ka siguruar transparencë në dokumentet buxhetore, kontratat dhe licencat publike, duke përmbushur standardet në lidhje me publikimin, përmbajtjen dhe besueshmërinë e tyre.

Në listën e vendeve që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale përfshihen edhe vende si Brazili, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Izraeli, Turqia, Portugalia, Rumania, Afrika e Jugut, India etj.

“Departamenti arriti në përfundimin se, nga 139 vendet (dhe Autoriteti Palestinez) të vlerësuara, 71 qeveri përmbushën kërkesat minimale të transparencës fiskale dhe 69 nuk i përmbushën kërkesat minimale. Megjithatë, nga këto 69, 26 bënë përparim të konsiderueshëm drejt përmbushjes së kërkesave minimale të transparencës fiskale. Departamenti vlerësoi qeveritë e mëposhtme si qeveri që përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025: Shqipëria, Argjentina, Armenia, Bahamas, Benini, Bosnja dhe Hercegovina, Botsvana, Brazili, Bullgaria, Burkina Faso, Kepi i Gjelbër, Kili, Kolumbia, Komoret, Kosta Rika, Bregu i Fildishtë, Kroacia, Çekia, Estonia, Fixhi, Gjeorgjia, Gana, Greqia, Guatemala, Guajana, Hondurasi, Hungaria, India, Indonezia, Izraeli, Xhamajka, Jordania, Kazakistani, Kenia, Kosova, Republika e Kirgistanit, Letonia, Lituania, Malajzia, Malta, Mauritiusi, Meksika, Mikronezia (Shtetet e Federuara), Moldavia, Mali i Zi, Maroku, Namibia, Nepali, Maqedonia e Veriut, Panamaja, Paraguai, Peruja, Filipinet, Polonia, Portugalia, Rumania, Ruanda, Serbia, Sejshelet, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Afrika e Jugut, Sri Lanka, Tailanda, Timori Lindor, Trinidad dhe Tobago, Tunizia, Turqia, Uganda dhe Uruguai.

Departamenti vlerësoi se sa vijon nuk i përmbushin kërkesat minimale të transparencës fiskale për vitin 2025, dhe tabela më poshtë identifikon nëse secila prej tyre ka bërë përparim të rëndësishëm drejt përmbushjes së këtyre kërkesave”, theksohet në raportin e DASH.

Ky raport nënvizon se transparenca fiskale është një komponent thelbësor i menaxhimit të përgjegjshëm të financave publike, pasi rrit besimin e tregjeve dhe forcon llogaridhënien e qeverive ndaj qytetarëve të tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›