Raporti i IBAR/ Berisha: Kërkohet dorëzimi i dokumenteve në SPAK dhe zbatim i vendimeve të gjykatave ndërkombëtare për pronën

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar qeverinë dhe mediat pranë saj për censurim dhe manipulim të raportit të IBAR të datës 21 maj 2026, duke pretenduar se dokumenti i Bashkimit Evropian pasqyron “problematikat madhore të regjimit të Edi Ramës”.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se raporti i miratuar nga COELA përmban kritika të forta ndaj procesit zgjedhor, përdorimit të administratës shtetërore, patronazhimit politik dhe presioneve ndaj institucioneve të drejtësisë.
Referimi në antikorrupsion te SPAK, çfarë thuhet, bën një standard.
Sigurimi i referimit te prokuroria dhe ndjekja e duhur.
Mund të imagjinoni qeverinë që udhëzonte që mos të shkelin dot në zyrat e qeverisë agjentët e BKH-së, dhe ky është Edi Rama.
Çfarë thuhet në maj?
Sigurimin e regjistrimeve, të qëndrueshme të referimeve proaktive dhe cilësore te prokuroria nga institucionet shtetërore e veçanërisht te SPAK-u.
Detyrohen pra, jo të fshehin, jo të mos i pranojnë, por përkundrazi t’u dorëzojnë çdo dokument. Dhe normal, SPAK-u shpallet si destinacion kryesor i referimeve në standardin, pra janë detyruar t’i çojnë në SPAK dokumentet, gjërat, të dhënat, për të zbatuar standardin e kërkuar nga KE-ja, nga Bashkimi Europian.
Standard tjetër, zbatimi i vendimeve gjyqësore.
Në shkurt thuhet, zbaton vendimet gjyqësore efektivisht. E kuptoni ju? Zbaton vendimet gjyqësore efektivisht qeveria e Edi Ramës. Absolutisht kurrë e vërtetë.
Çfarë thuhet? Zbatim efektiv dhe i menjëhershëm i vendimeve finale duke njohur të drejtën e pronësisë së pronarit të mëparshëm.
Duke i dhënë fund situatave të gjata të mospërmbajtjes, të moszbatimit të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.
A e keni parë ju kur Edi Rama rrahte gjoksin dhe thoshte ‘s’e zbatojmë kurrë atë vendim’?
Çfarë banditi.
Nuk njoh ligjin ndërkombëtar, Kushtetuta i jep përparësi ligjit ndërkombëtar, raport me ligjin kombëtar.
Dhe kërkon proces të rregullt shpronësimi. Pra, nga një të themi zbaton vendimet gjyqësore efektivisht apo të zbatojë vendime gjyqësore efektivisht, ka specifikuar një seri çështjesh brenda jashtëzakonisht të rëndësishëm.
Ku kërkon proces të rregullt shpronësimi, zbatim të vendimeve të gjykatave ndërkombëtare, dhe në fund, moszbatimit, me një fjalë identifikon një dështim të tmerrshëm në këtë fushë.
Standardi tjetër, pakicat kombëtare.
Zbatimi i forcuar i legjislacionit mbi pakicat kombëtare. Thotë në shkurt, çfarë thonë pozicionet e përbashkëta të miratuara nga Coela. Zbatimi i plotë dhe efektiv i ligjit për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe të gjithë legjislacionit të tij dytësor.
Pra ka probleme të mëdha. I forcuar, i plotë dhe efektiv, ligj specifik gjuhë shumë e saktë, shumë e rreptë.