E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KE, Fyle: Shqiperia arriti progres Rozeta Rapushi

"Shqiperia ka bere progres te mire dhe vendi ka arritur te permbushe disa reforma domethenese per plotesimin e 12 rekomandimeve te kerkuara". Keshtu u shpreh dje Komisioneri per Zgjerimin, Stefan Fyle, ne konferencen per shtyp te dhene pas prezantimit te raport-progresit per Shqiperine, por edhe vendet e tjera te Ballkanit Perendimor. Duke u ndalur tek tre reformat qe ende nuk jane realizuar, te artikuluara tashme si kushte per Shqiperine, Fyle tha se personalisht e ka te veshtire ta kuptoje qe qeveria dhe opozita te mos arrijne nje marreveshje. Qofte kjo per reformen parlamentare, ate gjyqesore dhe administraten publike. "Komisioni Europian, rekomandon t'i jape statusin kandidat Shqiperise, duke pasur parasysh reformat kryesore qe duhet te ndermerren ne gjyqesor, administrate publike dhe ne procedurat parlamentare. Keto reforma duhet te rishikohen, ne menyre qe ne te dorezojme nje raport sa me shpejt per progresin e arritur ne Shqiperi", - beri te qarte Fyle. Sipas tij, sapo vendi yne te permbushe keto kerkesa te paraqitura, Komisioni Europian do te perpiloje nje raport, ku te theksoje perpjekjet per etapen tjeter te negociatave. "Shqiperia duhet te demonstroje zbatim te qendrueshem ne angazhimet e ndermarra ne perputhje me prioritetet qe nuk jane arritur ende. Fokusi, te jete ne shtetin ligjor, te drejtat themelore, dialog i qendrueshem politik, si dhe zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare, qe do te jete nje test jetik per kete proces. Nje parakusht mbi cdo rekomandim per te hapur negociatat", - informoi Fyle. I pyetur per ngercin e reformes parlamentare, Fyle tha se kjo reforme duhet te zgjidhet pasi mund te kete nje impakt negativ ne procesin e statusit te vendit kandidat. "Nese nuk zgjidhjen keto ceshtje, mund te kete impakt negativ, qe ne te kundershtojme te japim statusin kandidat. Po flas per Gjykaten e Larte, Sherbimin civil dhe rregullat e procedures ne parlament qe duhet te miratohen dhe permiresohem. Nuk jam ekspert per procedurat parlamentare, jam i sigurt qe ne nentor u tregua angazhim per BE, pra kemi arritur disa ceshtje qe nuk kane qene te lehta. Une do te kisha veshtire per ta kuptuar, se ne kete ceshtje te mos arrihet nje marreveshje, ne menyre qe te mos marre statusin kandidat. Po e bej te qarte se statusi kandidat per Shqiperine, do te jete nje fitore per qeverine, opoziten dhe qytetaret", - shtoi Fyle. Nga ana tjeter, Fyle beri me dije se politikat e zgjerimit vijojne, pavaresisht sfidave te Bashkimit Europian. Por zbatimi ligjit do te jete prioritet per te gjitha vendet. "Integrimi politik dhe ekonomik duhet te merret parasysh per zgjerimin e Bashkimit Europian. Jemi te gatshem te ndihmojne vendet e Ballkanit. Kemi identifikuar prioritet per te gjitha vendet e Ballkanit. Vendet qe duan te jene pjese e BE-se duhet te plotesojne kriteret. Theksoj se ceshtjet ekonomike, sfide per zgjerimin e Bashkimit Europian", - shtoi ai.

Ceshtjet kryesore te Raportit te Progresit 2012 per Shqiperine

Komisioni Evropian arriti ne perfundimin se Shqiperia ka bere progres drejt permbushjes se kritereve politike per anetaresim ne BE duke kryer nje numer reformash te rendesishme kundrejt prioriteteve kyc te Opinionit te Komisionit te vitit 2010. Duke pasur parasysh kete, Komisioni Evropian rekomandon qe Shqiperise t'i jepet statusi i vendit kandidat ne BE, pasi te permbushe masat kyce ne fushat e reformes se gjyqesorit dhe administrates publike dhe rishikimin e rregullores se Kuvendit.

Me qellim qe te jete ne gjendje te kaloje ne fazen tjeter dhe te hape negociatat e asociimit, Shqiperia duhet te demonstroje vecanerisht nje implementim te qendrueshem te angazhimeve te ndermarra dhe plotesimin e prioriteteve kyce te mbetura.

Fokusi duhet te jete shteti ligjor dhe te drejtat themelore. Dialogu i qendrueshem politik do te mbetet esencial per nje proces te suksesshem te reformave. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare te vitit 2013 do te jete nje test themelor ne lidhje me kete dhe nje parakusht per cdo rekomandim per hapjen e negociatave.

Dialogu politik mes paleve eshte permiresuar shume duke i lejuar Shqiperise te plotesoje kater nga perparesite kyce, vecanerisht ato qe kane te bejne me funksionimin e duhur te kuvendit, miratimin e ligjeve ne pritje qe kerkojne shumice te perforcuar, emerimin e Avokatit te Popullit dhe proceset degjimore dhe votuese per institucionet kryesore dhe modifikimin e kuadrit ligjor per zgjedhjet.

Shqiperia eshte ne udhen drejt permbushjes se dy prioriteteve kyce lidhur me reformen e administrates publike dhe permiresimin e trajtimit te te denuarve. Ka pasur progres edhe per prioritetet e mbetura, perfshire hapa me rendesi si miratimi i ligjit mbi gjykaten administrative.

Miratimi i amendimeve kushtetuese qe kufizojne imunitetin e zyrtareve te larte dhe gjyqtareve shenoi nje hap me rendesi ne luften kunder korrupsionit.

Shqiperia vazhdon te luaje rol konstruktiv ne ruajtjen e stabilitetit ne rajon dhe nxitjen e marredhenieve te fqinjesise se mire me vende te tjera te Ballkanit Perendimor dhe BE-se.

Ekonomia shqiptare ka vazhduar te kete stabilitet makroekonomik. Shqiperia ka bere perparim drejt shnderrimit ne nje ekonomi tregu funksionale.

Datat kyce per Shqiperine

1999: BE propozon Procesin e ri te Stabilizimit dhe Asociimit per pese vende te Europes Juglindore;

Qershor 2000: Keshilli i Europes deklaron se gjithe vendet e Stabilizimit dhe Asociimit jane kandidate potenciale per anetaresi ne BE;

Qershor 2003: Samiti i Selanikut; konfirmohet perspektiva e BE-se per Ballkanin Perendimor;

Qershor 2006: Nenshkruhet Marreveshja e Stabilizimit dhe Asociimit (SAA) me BE;

Prill 2009: SAA hyn ne fuqi. Shqiperia paraqet aplikimin e saj per anetaresim ne Bashkimin Evropian;

Nentor 2010: Komisioni nxjerr Opinionin e tij mbi aplikimin e Shqiperise per anetaresine ne BE, perfshire 12 perparesite kyce qe duhen permbushur per hapjen e negociatave te aderimit;

Dhjetor 2010: Udhetim pa viza ne zonen Schengen per qytetaret e Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›