Raporti vjetor i RTSH për 2025, Hoxhalli: Digjitalizimi i arkivës, të trajtohet si një projekt kombëtar

Kreu i Këshillit Drejtues të RTSH-së, Fatjon Hoxhalli, gjatë raportimit vjetor të RTSH për vitin 2025, ka vënë theksin te procesi i digjitalizimit të arkivës, duke e cilësuar atë si një detyrim themelor publik për ruajtjen e memories audiovizive kombëtare.
Sipas Hoxhallit, çdo vonesë në këtë proces rrit rrezikun e degradimit të pakthyeshëm të materialeve, të cilat ndodhen ende në formate analoge.
“Digjitalizimi i arkivës e konsiderojmë një detyrim themelor publik për ruajtjen e memories audiovizive kombëtare. Çdo vonesë rrit rrezikun e degradimit të pakthyeshëm të materialeve, të cilat gjenden në formate analoge. Ndonëse kemi argumentuar dhe kërkuar një fond të posaçëm prej 200 milion lekësh,për vitin 2026 ky fond nuk u reflektua në alokimet buxhetore. Digjitalizimi i arkivës duhet të trajtohet si një projekt kombëtar me një rëndësi të veçantë dhe jo thjesht si një investim teknik i izoluar i institucionit tonë”, tha ai.
/rtsh.al/