E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raportimi i Dumanit në Kuvend, Muçi: Më bëri përshtypje që nuk pati asnjë pyetje nga PS

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”, Redi Muçi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus foli për seancën plenare të ditës së hënë ku raportoi kreu i SPAK, Altin Dumani.

Muçi tha se ajo që i bëri përshtypje në këtë seancë maratonë, ishet fakti që gjatë raportimit të kreut të institucionit më të rëndësishëm në vend, nuk pati asnjë pyetje nga përfaqësuesit e partisë në pushtet.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Kishit durim, sa orë qëndruat?

Muçi: Deri kur u bë marrëveshja mes dy përfaqësuesve, derisa u mor vendimi për mos folur për zgjedhësit. Ishte seancë e gjatë, por maratonë.

Borakaj: Si ju duk raportimi?

Muçi: Më bëri përshtypje që nga PS nuk pati asnjë pyetje. Është jo normale që një institucion si SPAK, partia në pushtet të mos bëjë asnjë pyetje.

Borakaj: Pse heshti?

Muçi: Heshti sepse i shkon kësaj retorike që ne jemi shumë të lumtur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›