Raportuesi për Shqipërinë në PE, Kovatchev: Protestat duhet të mbështeten. Të jenë paqësore, jo të dhunshme!

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka komentuar protestat në Shqipëri, duke theksuar se demonstratat paqësore duhet të mbështeten, ndërsa ka bërë dallimin mes protestave paqësore dhe atyre të dhunshme.
“Sa u përket protestave në Shqipëri, protestat paqësore duhet të mbështeten. Por vetëm ato paqësore, jo të dhunshme”, është shprehur Kovatchev.
Deklarata e eurodeputetit vjen në kuadër të diskutimeve në Parlamentin Evropian për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit në Bashkimin Evropian, në një kohë kur vendi po përballet me protesta kundër qeverisë, ndërsa eurodeputetë kanë folur në mbështetje të protestuesve dhe qytetarëve shqiptarë.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb