E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagimi i SHBA për zgjedhjet, pedagogu: Ishte i vakët, ja ndryshimi me mesazhin e 2021

Pedagogu Zylyftar Bregu e cilësoi reagimin e ambasadës amerikane në Tiranë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit si të vakët.

Bregu tha në studion e Quo Vadis në Vizion Plus se ai urim nuk i drejtohej as qeverisë dhe as KQZ-së, ndryshe nga mesazhi i vitit 2021.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Si ishte reagimi i ambasadës amerikane?

Bregu: Ka qenë një fjali. Ishte i vakët. Ishte një akt protokollar, i cili nuk i drejtohej qeverisë.

Borakaj: Pse?

Bregu: E dinë ata. As KQZ-së nuk i drejtohej, por i drejtohej popullit shqiptar. Bëjmë krahasimin me vitin 2021, mesazhi i Yuri Kim ishte “Falënderojmë kryeministrin Ramën për mandatin e tretë dhe mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin.” Sot ishte ndryshe, ishte shmangur.

Urimi i ambasadës së SHBA: Urojmë popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare dhe presim të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Shqipërinë!

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›