Reagon PS ndaj Topallit: Të gjithë e morën vesh se zgjedhjet janë grabitur Selia e Partisë Socialiste

Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, reagoi ndaj deklaratave të kryeparlamentares Jozefina Topalli, duke i konsideruar si gënjeshtra. “Të gjithë e panë dje atë që ndodhi, të gjithë e morën vesh se zgjedhjet janë grabitur. Të gjithë e kuptuan dje se ajo që ndodhur në Ruzhdie ndodh kudo, edhe në parlament ku u vodhën firmat e deputetëve të opozitës apo u bë votues edhe Saliu edhe Iliri që s’ishin fare aty. Të gjithë në protesta për të larguar qeverinë e Ruzhdies”, reagoi deputetja e socialistë.