E Diel, 1 Nëntor 2026

Real-City, çfarë gabimi nga Donnarumma, i hap rrugën Valverdes

Real Madridi e nisi shumë mirë ndeshjen në raundin e 16-shes të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt.

 Në pjesën e parë, të besuarit e Arbeloas, pavarësisht mungesave të shumta, janë në avantazh 3-0 falë tregolëshit të Valverdes, por edhe falë… Gigio Donnarumma-s, i cili bëri një gabim në golin e parë të ekipit vendas që menjëherë shkaktoi zemërim në rrjetet sociale, të cilat, si gjithmonë, janë të pafalshme.

Portieri i kombëtares italiane ishte përpara mesfushorit të Blancos, por me sa duket duke besuar se ishte jashtë zonës së penalltisë, vendosi të mos ndërhynte (në fakt lëvizi krahun), duke i hapur rrugën Real Madridit për të shënuar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›