Reali, fitore në frymën e fundit ndaj Celta Vigos

Real Madridi u rikthye pas dy humbjeve radhazi në ligë me një fitore 2-1 kundër Celta Vigos në ndeshjen e hershme të javës së 27-të të La Ligës.
Goli i Valverdes në minutën e 94-të në kohën shtesë rezultoi vendimtar, pas një shkëmbimi golash në pjesën e parë nga Tchouameni dhe Iglesias.
Ekipi i Arbeloas u ngjit kështu në 63 pikë në renditje, duke iu afruar një pike lideres Barcelona, e cila luan të shtunën kundër Athletic Bilbao.