E Premte, 6 Nëntor 2026

Realizohet me sukses heqja e një tumori epidural, Rama: Një tjetër histori suksesi nga shërbimi i neurokirurgjisë në QSUNT

Një ndërhyrje e rëndësishme është realizuar nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT, nëpërmjet pajisjeve të teknologjisë së avancuar. Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin në Facebook, ndërsa vlerëson punën e mjekëve, të cilët realizuar me sukses heqjen e një tumori të madh epidural, një rast ky shumë i rrallë.

“Një tjetër histori suksesi nga Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUNT ku falë edhe pajisjeve të teknologjisë së avancuar u realizua me sukses heqja e një tumori të madh epidural, një rast shumë i rrallë, nga zona torakale (T5-T6) te një paciente 24-vjeçare me Neurofibromatozë Tipi 2. Mirënjohje për ekipin e mjekëve: Prof. Kita Sallabanda, Prof. Artur Xhumari, Dr. Myfit Saraci, Dr. Jetmira Kerxhaliu, dhe infermieret Refije Kadiu dhe Anxhela Gjonaj”, shkruan kryeministri Rama bashkangjitur videos së publikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›