E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rebelët Houthi goditën tankerin, Greqia dhe sauditët në ethe: Ose shkarkohet diku ose katastrofë ekologjike

Greqia dhe sauditët janë në bisedime të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje për cisternën që ndodhet në Detin e Kuq pas sulmit të Rebelët Houthi.

Ende nuk është arritur një vendim përfundimtar për “M/T Sounion”. Cisterna nuk është tërhequr për shkak të disa rreziqeve, siç i ka cituara dhe kompania e sigurimeve.

Pas bashkëbisedimeve të Greqisë me Arabinë Saudite, dy vendet mendojnë që ose nafta bruto që gjendet në cisternë të shkarkohet diku ose do të ketë një katastrofë ekologjike.

Siç shkruajnë dhe mediet e huaja, rreziku i fundosjes së  “M/T Sounion” sa vjen dhe rritet me kalimin e ditëve.

Rreziku nuk është vetëm ekonomik, por edhe ekologjik, pasi në rast të një shpërthimi që çon në derdhjen e ngarkesës së naftës së papërpunuar, ndotja mund të arrijë deri në Afrikën e Jugut.

Do të shihet në vazhdim se çfarë saktësisht do të arrihet mes dy vendeve.

Gjatë këtyre ditëve në Arabinë Saudite do të jetë edhe zëvendësministrja e Jashtme greke, Alexandra Papadopoulou. /vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›