E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma, “Venecia” mësyn në Tiranë

Takimin e parë, delegacioni e ka nisur me ministrin e Jashtëm, Edmond Haxhinasto, ku është diskutuar për zgjedhjet lokale të 8 majit dhe hartimin e reformës së re zgjedhore.

Delegacioni kryesohet nga Thomas Markert, sekretar i Komisionit të Venecias, i cili sqaroi edhe arsyet e ardhjes në Tiranë.

“Ne jemi këtu, pasi na është dhënë një detyrë nga sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, për të parë se çfarë përmirësimesh të mëtejshme duhet t'i bëhen kodit zgjedhor, në mënyrë për të evituar në të ardhmen, kriza politike te cilat shkaktohen pas zgjedhjeve. Detyra jone është te japim rekomandime për të ardhmen dhe jo kryerja e vlerësimeve, për të shkuarën. Opinioni i Komisionit të Venecias do të jepet ne sesionin e ardhshëm të këtij komisioni që do të mbahet në 16 dhe 17 dhjetor”, tha Markert. “Do të kemi shumë takime me përfaqësues të institucioneve të larta dhe të partive politike. Do të jap një detaje pas këtyre takimeve në një konferencë shtypi nesër”, shtoi ai.

“Gjeta mirëkuptimin dhe mbështetjen e plotë nga përfaqësuesit e Komisionit të Venecias dhe ODIHR dhe do të vazhdojë bashkëpunimi i frytshëm. Do të vazhdojë procesi që Shqipëria të jetë modeli i standardeve më të larta në organizimin e zgjedhjeve”, theksoi Haxhinasto pas takimit të zhvilluar në Ministrinë e Jashtme. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-24 12:03
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›