Reforma në drejtësi, Gjoni: Edhe pas 10 vitesh, sistemi i drejtësisë ende nuk ka gjetur vetveten

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka ngritur shqetësimin se edhe pas 10 vitesh të realizimit të reformës në drejtësi, institucionet e reja të dala nga kjo reformë janë ende të paplotësuara dhe se sistemi i drejtësisë ende nuk “ka gjetur vetveten”.
“Qytetarët presin 4 vite vetëm për një arsyetim gjykate. Sot në sistemin e drejtësisë, 100% e gjyqtarëve të gjykatave të dyta nuk janë të emëruar. Në 10 vite sistemi i drejtësisë ende nuk ka gjetur vetveten”, tha Gjoni.
Gjatë një deklarate për mediat pas konferencës “30 vjet anëtarësim në KiE dhe Komisionin e Venecias”, deputeti Gjoni akuzoi qeverinë se “të pjesë e mirë e njerëzve që drejtojnë drejtësinë sot janë pjesë e produktit të zyrave të PS”.
Sipas Gjonit kjo është kambanë alarmi, ndërsa thekson se sot të gjithë pranojmë se kjo reformë ka problemet e veta.
“Të gjithë njerëzit që drejtojnë drejtësinë sot një pjesë e madhe e tyre janë produkt i zyrave të PS dhe kjo është një kambanë alarmi, të gjithë njerëzit që kanë realizuar sot vetingun kërkojnë të shkojnë në nivelet më të larta të gjyqësorit
Reforma në drejtësi është qepur sipas personave që kanë ambiciet e tyre për të hyrë në sistem. Edhe vetë baballarët e reformës në drejtësi e pranojnë se sot kjo reformë ka probleme”, tha Gjoni.
/rtsh.al/