Reforma territoriale, s’ka dakordësi/ Opozita kërkon të mos futet në kalendarin e afërt të Kuvendit

Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, pa dakordësi mes mazhorancës dhe opozitës për kalendarin e punës së Kuvendit.
Opozita ka kundërshtuar përfshirjen e reformës në kalendar, me argumentin se konsultimet për këtë proces ende nuk kanë përfunduar.
Përplasjet mes palëve lidhen me procedurën dhe kohën e shqyrtimit të reformës, ndërsa opozita kërkon që procesi konsultues të mbyllet përpara se nisma të kalojë për votim në Kuvend.