E Martë, 3 Nëntor 2026

Reforma zgjedhore ende pa rezultat, PS dhe PD janë parimisht dakord vetëm për votën e diasporës

Grupi i dialogut duket ende shumë larg dakordësinë për çështje thelbësore që lidhen me përmirësimin e zgjedhjeve të ardhshme.

E vetmja dakordësi në parim është se diaspora duhet të votojë edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por mënyra sesi do të realizohet kjo gjë, ka futur palët në një ngërç të ri.

Gjatë javës së ardhshme Komisioneri Shtetëror pritet të ofroje disa propozime për mënyrën sesi mund të administrohet vota e emigrantëve shqiptare, por do të duhej që propozimet e tij të merrnin edhe shumicën e votave në parlament që të ktheheshin në detyrim ligjor.

Por kjo nuk është e vetmja çështje që u intereson partive dhe që duhet përmirësuar sipas monitoruesve ndërkombëtare.

Ende mbetet e paqarte sesi do të llogaritet mandati i deputetëve në zgjedhjet e ardhshme, a do të ketë mekanizma që rregullojnë barazinë e votës pavarësisht qarkut të madh apo të vogël dhe e fundit, por jo me pak e rëndësishme, cilët janë mekanizmat që do të shuajnë etjen e partive për të ndikuar votat  e shqiptarëve.

Gazetare: Sonila Agostini

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›