E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reformat në sigurimet shoqërore dhe tregun e punës,Manjani pret misionin e FMN

TIRANË, 11 korrik/ATSH/ Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Olta Manjani, priti sot në një takim përfaqësuesit e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të vijimësisë së diskutimeve për përgatitjen e Raportit të Artikullit IV.

Gjatë takimit u diskutua mbi reformat e qeverisë shqiptare në sektorët kyç të ekonomisë, me theks të veçantë në reformimin e skemës së sigurimeve shoqërore, zhvillimet më të fundit në tregun e punës, masat e ndërmarra nga qeveria në këto fusha dhe efektet e pritshme, si dhe ecurinë e faktorëve makroekonomikë që ndikojnë në këto zhvillime.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan angazhimin e institucioneve shqiptare në drejtim të konsolidimit fiskal dhe avancimit të reformave strukturore.

Takimi u zhvillua në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm mes Shqipërisë dhe FMN-së për forcimin e stabilitetit ekonomik dhe rritjen e qëndrueshme të vendit. /j.p/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›