Regjistrimi për zgjedhjet e pjesshme vendore, PD dorëzon kërkesën në KQZ

Partia Demokratike ka paraqitur sot në KQZ kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 5 bashki në vend.
Deri më tani janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhje edhe Partia Socialiste, “Shqipëria Bëhet” dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar. Sot është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në këtë proces.
Zgjedhjet e pjesshme vendore do të mbahen më 9 nëntor në Vlorë, Mat, Berat, Cërrik dhe Tepelenë. Ndërkohë, për Tiranën Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Bajram Begaj, teksa KQZ njoftoi më pas ndërprerjen e përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë bashki.
/rtsh.al/