E Hënë, 2 Nëntor 2026

Regjistrohen 51 vatra zjarri në Kosovë, angazhohet edhe KFOR

PRISHTINË, 12 gusht/ATSH/- Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se dje gjatë periudhës raportuese 14:00-20:00 janë regjistruar gjithsej 51 vatra zjarri në vend. Prej tyre, 19 vazhdojnë të jenë aktive, ndërsa 32 janë lokalizuar falë intervenimit të Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave të tjera mbështetëse.

Situata më e rënduar është paraqitur në komunat Kamenicë, Mitrovicë dhe Podujevë. Në fshatin Meshinë të Kamenicës, përveç njësive të zjarrfikësve, është angazhuar edhe KFOR-i, i cili ka ndërhyrë nga ajri për shuarjen e zjarrit.

AME ka shprehur mirënjohje për përkushtimin e zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, KFOR-it, komunave dhe të gjithë qytetarëve që kanë dhënë ndihmën e tyre në përballimin e kësaj situate./KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›