E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehabilitimi i aksit Peshkopi-Degëzim Kuben, ARRSH: Përmirësim i shtresave asfaltike

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se po vijojnë punimet për përmirësimin e shtresave asfaltike në aksin Peshkopi – Degëzim Kuben.

ARRSH thekson se, në kuadër të punimeve për rehabilitimin e aksit Peshkopi – Degëzim Kuben po punohet me mjete dhe punëtorë për përmirësimin e shtresave asfaltike përgjatë gjithë segmentit.

Sipas ARRSH, përfundimi i këtyre punimeve do të plotësohet me vendosjen e sinjalistikës horizontale dhe vertikale duke sjellë rritjen e sigurisë rrugore dhe qarkullim më të shpejtë e të sigurt.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›