E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëndohet gjendja e naftëtarëve! Grevistët e urisë nuk tërhiqen, asnjë reagim nga Bankers

Ndërkohë që gjendja e grevistëve në Marinzë përkeqësohet nga dita në ditë, ende nuk ka asnjë reagim as nga kompania “ Bankers Petroleum” as nga institucionet.

Grevistët, të cilët kanë patur përkeqësim të gjendjes shëndetësore, Eduart Selami dhe Bledar Dano pohojnë se mbeten të vendosur në kauzën e tyre teksa paralajmërojnë edhe përshkallëzim të mëtejshëm të grevës së urisë.

Sipas kreut të Sindikatës të Sektorit Hidrokarbur, Dritan Shahu, puset e naftës  në mungesë të punonjësve po monitorohen nga punonjës të firmave nënkontraktore, por kjo nuk e zgjidh situatën .

Si grevistët ashtu edhe punonjësit, të cilët vijojnë bojkotin e punës, theksojnë se nuk do të tërhiqen deri në arritjen e një zgjidhjeje konkrete për rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›