Rëndohet trafiku në segmentin rrugor Milot-Lezhë, shkak lëvizja e qytetarëve të shumtë për pushime në ditën e parë të vitit

Dita e parë e vitit të ri 2026 është shoqëruar me fluks të lartë lëvizjesh në segmentin rrugor Milot–Lezhë.
Prej disa orësh, në këtë aks është regjistruar trafik i dendur, si pasojë e rritjes së numrit të automjeteve në qarkullim.
Ashtu siç raporton edhe korrespodenti i RTSH-së nga Lezha, Elvis Hila dhe sipas pamjeve të dërguara bëhet e ditur se lëvizja masive e qytetarëve, të cilët po udhëtojnë për të kaluar ditët e pushimit në zonat malore ose drejt Malit të Zi, ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme dhe kaos në trafik.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë Rrugore janë të angazhuara në terren për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar sa më shumë qarkullimin e mjeteve.
/rtsh.al/