E Enjte, 5 Nëntor 2026

Rënia e bastioneve republikane në SHBA/ Gazetarja: Çështjet që çuan në humbjen e Donald Trump

Sondazh

Loading ... Loading ...

schedule23:52 - 4 Nëntor, 2026

Republikanët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën goditje të fortë në zgjedhjet e mesmandatit.

Gazetarja Klementina Cenkollari, duke folur për “Ora e Njëmbëdhjetë” në ABC News, u shpreh se fitorja ka shkuar edhe përtej pritshmërive të vetë demokratëve.

Sipas saj, Donald Trump humbi nga ajo për të cilin ai u rikthye në krye të Shtëpisë së Bardhë, që lidhet me rritjen e kostos së jetesës së qytetarëve amerikanë.

“Fitore që ka shkuar përtej pritshmërive edhe nga vetë demokratëve. Analistët thonë se në dy vjet ndryshoi ajo që e solli Trump në pushtet. Pikërisht vështirësitë ekonomike me të cilat u përballën qytetarët amerikanë. Çmimet e larta e bëjnë Trump dhe republikanët humbës, dhe përballën me këtë dallgë blu. Ata kanë premtuar uljen e kostos së jetës dhe uljes së inflacioneve, por në fakt ka pasur rritje të çmimeve, rritje të inflacionit”, tha ai.

Më tej gazetarja pohoi se edhe lufta në Iran ka patur peshën e saj për “dallgën blu”, e cila ndëshkoi rëndë republikanët e Donald Trump në SHBA.

“Ka ndikuar edhe lufta në Iran, e cila ka çuar në rritjen e çmimeve. Është shtrenjtuar karburanti, është shtrenjtuar gazi dhe votuesit kanë zgjedhur këtë ‘notë proteste’”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›