E Diel, 1 Nëntor 2026

“Replay Snack Elka Cup 2026”, përcaktohen ekipet gjysmëfinaliste

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Shtëpia e Futbollit u kthye këtë të hënë në një qendër energjie, argëtimi dhe gare për të rinjtë, duke mirëpritur 8 skuadrat përfaqësuese të gjimnazeve të Tiranës, në kuadër të turneut kombëtar “Replay Snack Elka Cup 2026”.

Aktiviteti, i organizuar nga Federata e Futbollit në bashkëpunim me Shoqatën Rajonale të Futbollit Tiranë dhe Ministrinë e Arsimit, si edhe me mbështetjen e kompanisë “Replay”, solli sot emocionet e ndeshjeve çerekfinale të fazës play-off për kryeqytetin.

Pas përballjeve të luftuara dhe plot spektakël, katër gjimnaze siguruan një vend në gjysmëfinale: “Petro Nini Luarasi”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali” dhe “Qemal Stafa”.

Nxënësit e shkollave mbushën shkallët e ministadiumeve në “Shtëpinë e Futbollit”, duke krijuar një mbështetje të zjarrtë për shokët e klasave dhe ekipet e tyre.

Sipas shortit të përcaktuar, në fazën gjysmëfinale do të përballen:

“Petro Nini Luarasi” – “Sami Frashëri”
“Ismail Qemali” – “Qemal Stafa”

Ndeshjet gjysmëfinale do të zhvillohen më 10 prill në “Shtëpinë e Futbollit”. Ekipi përfaqësues i Tiranës do të vazhdojë rrugëtimin në nivel kombëtar, duke u përballur me 7 ekipet më të mira nga qendrat rajonale të Shqipërisë.

Rezultatet e ndeshjeve të fazës çerekfinale:

“Petro Nini Luarasi” 4-3 “Arben Broci”
“Sami Frashëri” 1-0 “A.Z. Çajupi”
“Partizani” 0-4 “Ismail Qemali”
“Besnik Sykja” 0-2 “Qemal Stafa”

1 nga 7

/gj.m/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›