E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje dëbore në juglindje, trashësia arrin deri në 20 cm

Rikthehen reshjet e dëborës në juglindje të vendit. Reshjet kanë qenë më të dendura në zonat malore, ku trashësia e dëborës ka arritur nga 15 deri në 20 cm.

Firmat kontraktore janë në terren me mjetet borëpastruese për të mbajtur të hapura të gjitha akset rrugore nën administrim, si dhe për kriposjen e tyre, veçanërisht në aksin Boboshticë–Dardhë, me qëllim garantimin e qarkullimit të sigurt për drejtuesit e mjeteve.

Në akset e tjera nacionale nuk janë shënuar reshje dëbore deri në këto momente dhe qarkullimi paraqitet normal, përfshirë Qafë Thanë–Pogradec, Qukës–Qafë Plloçë, Korçë–Kapshticë dhe Korçë–Ersekë, të cilat vijojnë të jenë të qarkullueshme pa probleme./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›