E Martë, 3 Nëntor 2026

Reshje dëbore në zonat malore, qarkullim pa probleme në aksin Bogë-Theth

TIRANË, 6 prill /ATSH/ Zonat veriore të vendit janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore, ndërsa autoritetet në vend raportojnë se nuk ka probleme me qarkullimin rrugor.

Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u bëri sot apel qytetarëve të tregojnë kujdes gjatë drejtimit të mjeteve.

Beci theksoi se borëpastrueset po punojnë për të mbajtur rrugën Bogë-Theth të hapur.

“Mjetet po punojnë për mbajtjen e këtij aksi rrugor të kalueshëm. Një apel për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes për shkak të uljes së menjëhershme të temperaturave”, tha ai.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›