E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu dhe stuhi/ Autoritetet detare në Vlorë: Të shtunën ndalohet lundrimi i mjeteve të peshkimit

Ditën e nesërme, duke filluar nga ora 12:00, jashtë gjirit të Vlorës priten kushte të përkeqësuara hidrometeorologjike me erë 15 m/s dhe dallgë me lartësi 1.0 – 1.5 metra.

Autoritetet detare njoftojnë se do ndalohen nisjet e mjeteve të vogla lundruese dhe të peshkimit drejt detit të hapur, duke nisur nga ora 10:00 e paradites.

Përmirësimi i motit pritet pas orës 08:00 të datës 31 gusht 2025.

NJOFTIMI I PLOTË:

Njoftim për kushtet hidrometeorologjike detare

Data: 30.08.2025

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datës 30.08.2025 duke filluar nga ora 12:00, kushtet detare do të jenë:

  • Drejtimi i erës: Jug – Juglindje
  • Forca e erës: deri 5–6 bft
  • Shpejtësia e erës: 10–15 m/s
  • Lartësia e dallgës: 1.00 – 1.50 metra

Në këtë kuadër:

  1. Është ndaluar pajisja me leje-nisje e mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit që duan të operojnë jashtë gjirit të Vlorës në det të hapur, duke filluar nga ora 10:00 datë 30.08.2025.
  2. Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe Himarës duhet të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe të marrin masa për sigurimin e tyre.
  3. Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkohet bashkëpunimi i të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.
  4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
  5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit pritet të ndodhë pas orës 08:00 të datës 31.08.2025.

Pra, është i ndaluar lundrimi nga ora 10:00 deri në orën 23:00, datë 30.08.2025 vetëm për mjetet e vogla lundruese që synojnë të dalin jashtë gjirit të Vlorës.

 Brenda gjirit të Vlorës, lundrimi lejohet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›