E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshje shiu e bore gjatë natës, zona e Qafë Thores ende e bllokuar/ ARRSH apel shoferëve: Lëvizni me kujdes

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet mesatar dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar dëbora në zonën veriore në lartësi mbi 800m, si dhe në juglindje të vendit.

Reshje dëborë ka pasur kryesisht në: Bajram Curri–Valbonë, Ura e Bujanit–Qafë Morinë, Fierzë–Bajram Curri, Kukës–Krumë, Kukës–Shishtavec, Hani i Hotit-Vermosh, Bogë-Theth.

Qukës-Qafë Plloçë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Tre Urat.

Përveç zonës së Qafë Thorës, e cila vijon të jetë e bllokuar prej rënies së vazhdueshme të ortekëve, të gjitha akset janë të hapura dhe qarkullimi vijon normalisht.

Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren po punojnë me pastrimin e akseve rrugore dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat

Drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë drejt akseve rrugore me prezencë dëbore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›