E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Reshje shiu në të gjithë territorin dhe intervale kthjellimesh - ATSH -

TIRANË, 2 nëntor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se vendi ynë ditën e hënë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale kthjellimesh.

Reshjet e shiu pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në orët e mesditës e pasdite në zonën e jugut reshje shiu me intensitet deri mesatar formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 9 m/s me shpejtësi mesatare 9 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 19 m/s, e shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-5 ballë.

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/18 Diell re shi
Kukës 9/12 Diell re shi
Lezhë 14/18 Diell re shi
Dibër 7/12 Diell re shi
Durrës 11/20 Diell re shi
Tiranë 11/20 Diell re shi
Elbasan 13/19 Diell re shi
Berat 11/20 Diell re shi
Vlorë 12/19 Diell re shi
Korçë 6/13 Diell re shi
Gjirokastër 9/15 Diell re shi
Sarandë 12/19 Diell re shi

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›