E Premte, 6 Nëntor 2026

Reshje të pakta shiu dhe temperatura të larta/ Ja si parashikohet moti për sot, 11 tetor 2023

Këtë të Mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh e vranësirash në shtim në orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët në jug të vendit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/s duke bërë që valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 7 deri 25 °C
në zonat e ulëta deri 10 deri 28°C
në zonat bregdetare 15 deri 29°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›