E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e borës vazhdojnë në zonat malore të Shkodrës, rreziku i ngricave mbetet i pranishëm

Reshjet e borës vazhdojnë të bien në zonat malore të Qarkut të Shkodrës, ndërsa temperaturat e ajrit mbeten të ulëta.

Në zonat e Bogës dhe Thethit, reshjet kanë intensitet të ulët, por për shkak të temperaturave të ulëta, rreziku i ngricave mbetet i pranishëm.

Mjetet borëpastruese të kompanive kontraktore të mirëmbajtjes së akseve rrugore janë në punë dhe po punojnë për të mbajtur të hapur qarkullimin e mjeteve.

Policia Rrugore apelon që qarkullimi në këto akse rrugore të bëhet me goma dimërore dhe zinxhirë, si dhe me kujdes të shtuar gjatë lëvizjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›