E Diel, 1 Nëntor 2026

Reshjet e dendura/ Raporti i MIE: Grupet e punës kanë ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit mbi situatën e krijuar nga moti i keq dhe përmbytjet, që kanë prekur disa qytete të vendit. Moti i keq ka ndikuar edhe trafikun ajror. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara kanë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln) për në Brindisi dhe Bari. Njoftimi  i MIE:  Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë vijuar edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme në territorin e vendit. Grupet e punës kanë qenë të pranishme në terren që në momentet e para të përkeqësimit të motit, duke ndërhyrë kudo ku janë raportuar problematika. Edhe përgjatë mbrëmjes së djeshme dhe ditës së sotme strukturat nën varësinë e MIE kanë qenë të angazhuara në të gjithë territorin duke punuar për normalizimin e situatës. AKSET RRUGORE Akset që kanë pasur probleme me rënie gurësh dhe inertesh në trup të rrugës: Rajoni Verior •Bajram Curri-Valbonë •Dushaj-Lekbibaj •Sopot-Kërranjë •Qafë Mali-Fierzë •Ura e Fanit •Rrëshen-Shpal •Shpal-Fushë Arrëz •Qafë Dushk-Sevaster •Kukës-Shishtavec •Shpal-K/Hadroj •Kukës-Krumë •Skuraj-Burrel •Peshkopi-Vasije •Ura Bujan-Qafë Morinë Rajoni Qendror •Pezë-Helmës •Kryqëzimi i Mulletit Rajoni Jugor •Qukës-Qafë Plloçë •Maliq-Lozhan •Rrëshqitje në fshatin Vajzë •Kosinë •Vuno •Berat-Ballaban •Memaliaj-Tepelenë •Përmet-Tre Urat •Lekël-Këlcyrë •Qarkullimi ka vijuar të gjitha akset janë të hapura. •Kontraktorët me mjete dhe punëtorë janë në terren pa ndërprerje 24/7 për të bërë pastrimin e akseve rrugore. FURNIZIMI ME ENERGJI ELEKTRIKE •Aktualisht janë 17 fidera të stakuar për shkak të situatës nga moti i keq. •Nënstacioni Kajan në Belsh është jashtë pune si pasojë e shkarkesave atmosferike, duke sjellë avari në pajisjet 10kV. •Ka nisur puna për zëvendësimin e çelave dhe aseteve të dëmtuara. RRJETI I TRANSMETIMIT •Të gjitha linjat 400 kV, 220 kV dhe 110 kV janë në operim normal. •Të gjitha brigadat e linjave dhe nënstacioneve janë në gatishmëri. SITUATA NË KASKADËN E DRINIT Prurjet natyrore në kaskadë janë rreth: •HEC Fierzë 2300 m3/s •HEC Koman 1150 m3/s •HEC Vau i Dejës 400 m3/s •KESH vijon të monitorojë me kujdes dhe në mënyrë të vazhdueshme situatën hidrike në kaskadë, duke garantuar menaxhim të sigurt dhe efikas të burimeve ujore. FURNIZMI ME UJË •Situata paraqitet e normalizuar dhe pa problematika në furnizimin me ujë të pijshëm. •Në Rajonin e Lezhës situata është normalizuar. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal dhe në qytet nuk ka prani të ujërave sipërfaqësore. •Situata në Rajonin e Durrësit është drejt normalizimit. Zona e Kënetës dhe Nishtulla paraqet përmirësim. •Në Rajonin e Kukësit burimet e furnizimi me ujë të pijshëm vazhdojnë të jenë të turbulluara. PORTET DHE AEROPORTI Porti Durrës •Vijon puna normalisht në të gjithë sektorët. Porti Vlorë •Trageti i linjës Vlore Brindisi ka mbërritur normalisht dhe është nisur në mbrëmje sipas parashikimit. •Vazhdon të jetë e pezulluar lëvizja e mjeteve të vogla në Gjirin e Vlorës. Porti Sarandë •Situata paraqitet e qetë. Trageti i linjës me Korfuzin ka vijuar normalisht operimet. AEROPORTI “NËNË TEREZA” •Gjatë mbrëmjes, nga ora 01:30-03:30, për shkak të kushteve meteorologjike të ngarkuara kanë devijuar 5 fluturime (Bologna, Milano, Torino, Bari, Keln) për në Brindisi dhe Bari. •Gjatë ditës së sotme operimet vijojnë normalisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›