E Hënë, 2 Nëntor 2026

Reshjet e dendura të shiut izolojnë fshatin Thirrë në Mirditë, dëmtohen rrugët dhe disa ura

MIRDITË- Reshjet e dendura të shiut që ranë gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze në njësinë administrative të Fanit, në Mirditë.

Si pasojë e prurjeve të shumta të lumit, rruga që lidh fshatin Thirrë me Rrugën e Kombit është shembur, duke vështirësuar lëvizjen e banorëve të zonës.

Raportohet gjithashtu për dëmtime në disa ura që lidhin fshatrat përreth, çka e ka bërë edhe më të vështirë qarkullimin dhe transportin e mallrave.

Grupet e emergjencave civile të Bashkisë Mirditë ndodhen aktualisht në terren për të vlerësuar dëmet dhe për të përcaktuar mundësitë e ndërhyrjes së menjëhershme, me qëllim rindërtimin e kalueshmërisë dhe parandalimin e përkeqësimit të situatës.

Autoritetet lokale u bëjnë thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin lëvizjet në zonat ku rreziku i rrëshqitjeve dhe prurjeve mbetet i lartë./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›