E Hënë, 2 Nëntor 2026

Restaurohet filmi “Kapedani”, figurat e xha Sulos dhe xha Beqos këtë herë prezantohen edhe tek publiku i huaj

 Sapo përmendet filmi “Kapedani” gjithkujt i vjen në mendje Xha Sulo dhe Xha Beqo, dy prej personazheve që me batutat e tyre kanë shoqëruar  breza të tërë. 52 vite pas shfaqjes së  tij të parë, ky film vjen i restauruar për të mbetur një deshmi e gjallë e kinematografisë shqiptare të atyre viteve.

“Kapedani” ka ardhur i titruar në Anglisht, dhe së shpejti pritet të shfaqet edhe në gjuhë të tjera, pasi ky restaurim i hap rrugën udhëtimit të filmit në arenën ndërkombëtare.

 “Restaurimi bën të mundur që ne të jemi në festivalet jashtë Shqipërisë, sepse ky është një nga kriteret që kërkohet. “Kapedani” e hapi rrugën e tij në festivalet ndërkombëtare dhe në 2025 do të jetë pjesë e tyre,” tha drejtuesja e Arkivit të Filmit, Marinela Ndria

Për aktorët, të cilët u bënë protagonistë të  këtij filmi dëshira më e madhe ishte mbetja në kujtesën e publikut. Këtë e pohon edhe e bija e Nikolin Xhjojës i njohur ndryshe si Xha Beqo.

 “Mbaj mend që tre vitet e pushimeve shkoja me trupën nëpër xhirime, dhe të gjitha ato skena i kam të fotografuara. Fillimisht roli i babit kishte shumë pak batuta, më pas rrugë autor i shtoi të tjera për shkak se nuk ishte ai protagonisti i filmit, por ai e donte shumë këtë rol dhe dha maksimumin për të”, deklaroi vajza e Nikolin Xhojws, Aksinja Xhoja

Deri më tani janë restauruar 17 filma nga Arkivi Qendor i Filmit, ndërsa 3 të tjerë  priten t’i nënshtrohen këtij procesi. /vizionplus.tv

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›