E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rezistenca antifashiste/ Përkujtohet 7 prilli i vitit 1939 në Durrës

Në Durrës u përkujtua 87-vjetori I rezistencës ndaj pushtimit Italian.

Në një ceremoni të thjeshtë, si çdo vit, veteran, qytetarë durrsakë, e përfaqësues të pushtetit lokal, bënë homazhe pranë bustit të Mujo Ulqinakut.

Dita e pushtimit Italian në 1939 shënon rezistencën heroike të shqiptarëve përballë një force pushtuese shumë më të madhe, duke dëshmuar guximin dhe dashurinë për atdheun.

Në këtë kuadër, në Durrës u zhvillua një aktivitet përkujtimor në nder të Mujo Ulqinakut dhe heronjve të tjerë që sakrifikuan jetën e tyre për lirinë që gëzojmë sot.

Pjesëmarrja e vogël shkaktoi pakënaqësi për këtë situatë nga organizata e veteranëve të cilët bëjnë thirrje për të mos u harruar historia.

Heroi i Popullit, Mujo Ulqinaku dhe të gjithë patriotët e tjerë nga Durrësi, por edhe nga qytete të tjera ishin të parët që e pritën me pushkë pushtuesin fashist më 7 prill 1939. Në rezistencën kundër nazifashistëve u bashkuan në mënyrë masive banorët durrsakë dhe patriotë të ardhur nga çdo anë e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›