E Martë, 3 Nëntor 2026

Rezoluta antikorrupsion, Soko: Po e bëjnë, se po u shkon SPAK-u te dera

Pano Soko, ekspert ekonomie, deklaroi në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH, se rezoluta anti-korrupsion e propozuar nga Rama, në thelb është një përpjekje që ta frenojnë, sepse SPAK-u po u shkon tek dera.

“Në pikën 8 të rezolutës bëhet fjalë për ndryshime ligjore dhe institucionale. Nuk kam hallin si ngrihet komisioni, por tek kompromisi që bëjnë. Si ai i 2008. Ai kompromis ka qenë hera e fundit. Tani vijojnë shoun, bëjnë sikur zihen. Ka njerëz të paprekur, SPAK po u vjen te dera. Rama ka mbetur i pa prekur deri tani. Nga mekanizmi shpëtojnë edhe të tjerë. Se kam tek Rezoluta, por te koncepti.”, tha Soko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›