E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit në Kosovë

PRISHTINË, 31 janar /ATSh/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar.

Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15 ulëse, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjashtë deputetë, Lista Serbe nëntë ulëse dhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit me një ulëse.

Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka njoftuar për rezultatin e secilit subjekt politik.

Shpallja e rezultateve përfundimtare është votuar për të gjitha partitë, përveç atyre të Listës Serbe.

Radoniqi tha se palët kanë të drejtë ankese në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa brenda 48 ore.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në KQZ, Ilir Gashi ka pyetur kryesuesin nëse shpallja e rezultateve përfundimtarë sot nuk përbën shkelje ligjore.

/KosovaPress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›