E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezultatet preliminare në Kosovë: Vetëvendosje kryeson me 42.7% të votave

Organizata Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 7 qershor në Kosovë, të bazuara në përpunimin e 75% të mostrës së votave.

Sipas të dhënave të DnV-së, Lëvizja Vetëvendosje renditet forca e parë politike me 42.7% të votave. Në vendin e dytë pozicionohet Partia Demokratike e Kosovës me 21.5%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka siguruar 17.7%.

Më pas renditen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.1% dhe Lista Serbe me 6.4% të votave.

Organizata ka bërë të ditur gjithashtu se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 37%, më e ulët krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, kur pjesëmarrja arriti në 45%.

Në vlerësimin e saj paraprak, Demokracia në Veprim e ka cilësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe përgjithësisht të rregullt. Sipas organizatës, një nga problematikat kryesore të evidentuara ka qenë vështirësia e disa votuesve për të gjetur qendrën e saktë të votimit.

Ndërkohë, DnV u ka bërë thirrje partive politike dhe mbështetësve të tyre që të shmangin festimet e parakohshme deri në publikimin e rezultateve zyrtare. m.k

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›