E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rijetësohet sahati i Gjirokastrës

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur, përmes rrjeteve sociale, se sahati i Gjirokastrës tashmë është funksional.

Sahati, një simbol i kalasë dhe qytetit, prej kohësh qëndronte në heshtje, herë në gjendje pune dhe herë jo. Tashmë mekanizmi i tij është sërish në jetë, si dhe u vendos në këmbanore, falë punës së Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Sahati i Gjirokastrës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Ministri Gonxhja thotë në postimin e tij, se ky sahat ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme.

Rikthimi në jetë i këtij objekti simbolik shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës.

/r.e/a.f/

View this post on Instagram

A post shared by Agjencia Telegrafike Shqiptare (@ata.gov.al)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›